Tirana zyrtare përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi
“Arritje historike, nuk ka tradhti”
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, edhe Tirana zyrtare ka reaguar. Kryeministri Rama e ka përshëndetur dakordësinë e arritur në prani të presidentit Amerikan Donald Tramp, ku sipas tij nuk ka asnjë tradhti. “Nuk është fundi, por vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, është shprehur kreu i qeverisë.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!
Për ish-Kryeministrin Berisha nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është një ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar
Marrëveshja sipas Berishës do shënojë një kthesë të madhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.
Tv Klan