Arrestohen 7 persona për terrorizëm, 5 në kërkim


Arrestohen 7 persona për terrorizëm, 5 në kërkim

10:47 11/03/2014 arrestime_xhamiaNë kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në mbështetje të plotë të policisë së shtetit, 7 persona u arrestuan, si të përfshirë në rekrutimin e disa shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kerkim.

Operacioni u zhvillua në 4 orët e para të mëngjesit në 4 qytete të vendit, Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd, ndërsa mes të arrestuarve jane edhe 2 imamë të vetëshpallur të xhamisë së Namazit në Unazën e Re dhe xhamisë së Mzezit.

Policia njoftoi edhe ekzekutimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për 5 persona që ndodhen në Turqi e Siri. Gerti Pashja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Peqin, Shkëlzen Dumani, 39 vjeç lindur në Dibër e banues në Laprakë, Tiranë, Shyqyri Kaca, 48 vjeç, lindur në Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezes, Tiranë, Almir Xhevair Daci, 34 vjec i vetëshpallur Imam i Xhamisë Leshnicë ne Pogradec si dhe Medi Manallari, i 65 vjeç lindur Dibër e banues në Unazan e Re te Tiranës

Sipas prokurorisë të krimeve të rënda të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

Pas arrestimit një grup besimtarësh në xhamine e Namazit reaguan duke u hedhur poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria dhe duke i cilësuar veprimet e autoriteteve si goditje ndaj fese islame.

Nuk është ende e qartë se sa është numri i personave që ka mundur të rekrutojë ky grup për t’i dërguar që të luftojnë në Siri. protestuesit-chamia

 

 

 





Të ngjashme