Tiranë, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje
Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar 23 vjeçari me inicialet A.D, banues në Tiranë.
I riu është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe” me një armë zjarri pistoletë e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në falamije me pasoja të mëtejshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al