Tiranë/ Arrestohet babai përdhunues, vajza e denoncoi pas 16 vitesh
Një 61-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Tiranës, pasi prej 16 vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Denoncimi është bërë nga 25-vjeçarja pas largimit nga shtëpia dhe strehimit në një qendër sociale. Drama e familjes nisi në vitin 2002 pas divorcit të çiftit dhe marrjes së kujdestarisë nga babai për 4 fëmijët.
Sipas rrëfimit të vajzës, abuzimi me të kishte nisur që kur ajo ishte 9 vjeç. Në moshën 19-vjeçare, vajza kishte mbetur shtatzënë me babain e saj, dhe kishte kryer një abort, detaj ky i pranuar nga të dyja palët.
Pas arrestimit nga policia 61-vjeçari, Qirjako Nakuçi ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu. Në dëshminë e tij ai nuk lë pa akuzuar edhe të bijën, duke thënë se ajo kishte kryer marrdhënie me dëshirën e saj.
Tv Klan