21:01 05/03/2014Uniformat blu të kryeqytetit kanë arritur të arrestojnë të shumëkërkuarin Fatos Sylaj, i dënuar me burg në Trikalas të Greqisë.Sylaj ishte arratisur nga burgu i shtetit fqinj në mars të vitit 2013. Sipas autoriteteve greke ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. I arrestuari akuzohet se është kreu i bandës së Marian Kolës, i vrarë nga policia greke teksa po përpiqej për të kaluar kufirin.Banda në fjalë dyshohet të jetë përgjegjëse për të paktën 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, Igumenicë e zona të tjera të Greqisë.Redaksia/e.k