11:24 28/04/2014Një autobus i linjës Qendër-Sauk ka aksiudentuar para pak minutash një këmbësor teksa po kalonte rrugën, tek zona e quajtur “Rruga e Elbasanit”.Burime të policisë bëjnë me dije se, këmbësori i aksidentuar është rreth moshës 50-vjeç. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e traumës në kryeqytet pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup.Blutë e Tiranës kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.tvklan.al/ M.S