16:15 29/01/2014Asnjë autobuz i linjave urbane në kryeqytet nuk do të ofrojë shërbim nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 9, të ditës së enjte. Shkak i kësaj greve 4 orëshe është bërë mos marrja e pagesave prej disa muajsh e punonjëve të këtij shërbimi.Sindikata e pavarur e punonjësve të transportit urban, fajësojnë për situatën e krijuar, ministrinë e transportit për mos zbatimin e ligjeve. E nësë kjo ministri do të vazhdojë të heshtë përballë kësaj situate, greva do të përfshijë gjithë transportin edhe atë ndërqyetetas.Kjo është greva e dytë që zhvillohet brenda një muaji .