Tiranë/ Bëni kujdes kur të blini një apartament… Ngjarja


Tiranë/ Bëni kujdes kur të blini një apartament… Ngjarja

09:06 04/12/2016

Shitja e apartamenteve disa herë vazhdon të jetë një problem në kryeqytet. Policia e Tiranës dhe bashkëpunim me krimin ekonomik kanë arrestuar 32-vjeçarin Engjull Bengasi.

Një grua me inicialet Q. M., 38-vjeçe, ka bërë kallëzim në polici. Sipas saj Engjull Bengasi dyshohet t’i ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi, me pretendimet se do t’i shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”.

Pasi ka marrë shumën e mësipërme nuk i ka dhënë 2 apartamentet siç ishte bërë marrëveshja, por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë.

32-vjeçari tani akuzohet për veprat penale: fshehje e të ardhurave dhe mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve./tvklan.al 






Të ngjashme