Tiranë/ Facebook shpëton nga burgu 2 persona, ishin arrestuar prej 7 muajsh
Komisariati i Nr. 1, Tiranë
[/caption] Gjatë rimarrjes në pyetje, 20 – vjeçarja deklaroi se pasi ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë, B.SH është vënë në dijeni të këtij kallëzimi. Ai ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese, si dhe ka vendosur një person, i cili i ndiqte nga pas atë dhe të fejuarin e saj, T.E. Dy orë para të së njëjtës ditë, B.SH u kishte dërguar mesazh në Facebook me këtë përmbajtje: “Unë e di që do të bëj 4 vite burg, por pasi të dal do e shikoni që do ta bëj "S" lapidar”.
Personin që e ndjek nga pas u identifikua si T.D nga kallëzuesja. Bazuar mbi provat dhe faktet që kishte paraqitur 20-vjeçarja, shtetasi B.Sh dhe T.D u arrestuan dhe qëndruan në burg. Por me kërkesë të prokurorit të çështjes, Ylli Pjetërnikaj, për të hequr çdo dyshim të arsyeshëm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i është drejtuar kompanisë Facebook, ku ka vendosur marrjen e të dhënave kompjuterike. Kjo kërkesë është bërë mbi bazën e Konventës së Budapestit, për krimin kibernetik. Një praktikë e tillë gjyqësore është risi për vendin tonë, që ende nuk është e aplikueshme gjërësisht. 7 muaj më vonë, nga përgjigja e ardhur nga kompania Facebook rezulton se, adresa me emrin D. H është rregjistruar nga numri i telefonit06842…..,
që është numri i telefonit të kallëzueses. Gjithashtu rezulton se, i pandehuri B.SH, në kohën e hapjes së llogarisë në Facebook në emër të D.H ka qenë në Itali, ndërkohë IP e hapjes është në Shqipëri, gjatë gjithë kohës. Pra në përfundim rezultoi që ishte e “dëmtuara” S. R, e cila kishte stisur situatën dhe kishte bërë kallëzim të rremë ndaj B.SH. Prokurori Ylli Pjetërnikaj kërkoi tërheqjen e akuzës, për t’i shpallur të pafajshëm të pandehurit B.SH dhe T.D dhe lënien e tyre të lirë. Në të njëjtën kohë u vendos fillimi i procedimit penal dhe urdhëri i ndalimit të 20 – vjeçares S.R, për akuzën e “Kallëzimit të rremë”. Deri në momentin që u zbulua se historia ishte e sajuar, familjet e kunatit dhe akuzueses ishin prishur dhe shpesh herë ishin të tensionuara, duke arritur dhe në kërcënime mes tyre. [caption id="attachment_261378" align="aligncenter" width="882"]Gjykata e Tiranës
[/caption] Por si rezulton e vërteta dhe çfarë ndodhi më pas? Pasi u ndalua, 20 – vjeçarja pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë. Ajo pranoi se i kishte marrë borxh në vitin 2014 një shumë parash prej 5000 eurosh kunatit, pa dijeninë e prindërve, me afat 1 vjeçar kthimi. Duke mos patur mundësi që t’i kthente paratë, pasi i kishte prishur me shoqërinë dhe për blerjen e sendeve të çmueshme, ajo pranoi para organit të akuzës se e kishte stisur të gjithë historinë, me qëllimin e vetëm që kunati mos të kërkonte më paratë. Sapo zbuloi të vërtetën, T.E, i fejuari i vajzës, vendosi të ndahet nga ajo në mënyrë të menjëherëshme. Nga ana tjetër, familja e 20 – vjeçares e braktisi atë për disa muaj, ndërsa i kërkoi ndjesë kunatit dhe mikut të tij për akuzat e padrejta dhe dëmin e shkaktuar. Procesi gjyqësor ndaj S.R vijon ende në Gjykatën e Tiranës, në pritje të një vendimi përfundimtar dënimi. Gazetar: Spartak Koka*Me qëllim respektimin e të drejtës për privatësi dhe për të mos lënduar emocionalisht dy personat që u akuzuan pa të drejtë, tvklan.al ka vendosur për të mos paraqitur gjeneralitetet e plota dhe të sakta të personave të përfshirë në ngjarje. Pjesa më e rëndësishme e historisë i referohet vendimit të Gjykatës së Tiranës me nr. 3252 viti 2016.