Tiranë, familja që jeton brenda komisariatit – (20 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Të bashkëjetosh prej vitesh brenda territorit të një komisariati pa qenë i arrestuar. Kjo është historia e rrallë e dy familjeve kryeqytetase, të cilat që prej 10 vitesh janë përfshirë në rrethimin e komisariatit nr.2. Jolanda Bineri 40-vjeçare prej 30 vjetësh jeton në këtë ambjent që quhet shtëpi, vendodhje të cilën e ka trashëguar nga prindërit e saj. Askush nuk i jep zgjidhje qëndrimit të familjarëve këtu. Komisariati gjithashtu ndjen shqetësim prej banorëve në oborr.
Në shtëpinë që ndjen e para ngjarjen në të gjithë kryeqytetin edhe të afërmit visitor paraqiten më para në komisariat dhe pastaj tek miku i tyre. Vërtet ekziston mbrojtja e jashtme nga kjo polici, por këta banorë nuk janë të sigurt nga shembja e mureve që i rrethojn. Adresa e kësaj shtëpie është e thjeshtë por jetesa mjaft e vështirë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti