Tiranë/ Fëmijët e klasës së 4 -t gjejnë kallashnikov dhe qëllojnë…
Një automatik kallashnikov u gjet nga nxënës të klasës së katërt në zonën e Priskës, pranë Malit të Dajtit në kryeqytet.
Njëri prej fëmijëve ka marrë armën e zjarrit, që ishte e mbushur dhe ka qëlluar dy herë.
Një dëshmitar në vendngjarje i tha
tvklan.al
se nga të shtënat mund të ishte shkaktuar një masakër, pasi fëmijës i doli arma jashtë kontrollit.
Menjëherë banorët e zonës kanë njoftuar shërbimet e policisë, që kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të asaj që ka ndodhur.
Paraprakisht dyshohet se arma është përdorur më parë në një ngjarje krimininale.
/tvklan.al