Tiranë/ Gjendet i vdekur 32- vjeçari në një ndërtesë të braktisur
Tiranë- Një 32- vjeçar është gjetur i pajetë në një ndërtesë të braktisur në kryeqytet. Referuar njoftimit të policisë 32-vjeçari me inicialet A.T, banues në Kombinat Tiranë ishte përdorues i lëndës narkotike të llojit Heroinë prej shume vitesh. Nga veprimet paraprake rezultoi se vdekja është shkaktuar nga overdoza.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T, 32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit Heroinë prej shume vitesh. Grupi hetimor pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga Overdoza. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim./tvklan.al