Tiranë, grabitet argjendaria
Një argjendari u grabit sot pranë qendrës së Tiranës nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Tiranës ku mësohet se është grabitur një sasi e konsiderueshme floriri.
Sipas burimeve në vendngjarje vlera e mallit të vjedhur kap vlerën e 4 milionë lekëve. Dy grabitësit mbanin në kokë skafandra motori.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe sekuestroi pajmet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.Tv Klan