15:02 28/02/2014Janë dy personat, të cilët i janë afruar një pike koncensionare të firmës Mercedes Benz në autostradën Tiranë-Vorë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të grabisin një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Rreth orës 1 e 30 minuta, dy personat ende të paidentifikuar, kanë goditur rojen e koncensionarit me armën pistoletë duke mundur të marrin nga xhiro ditore shumën e parave.Policia thotë se ka mundur të sigurojë dëshminë e rojes i cili ka parë dy personat që mbanin veshje ushtarake. Ata kanë kërcënuar me armë rojen e firmës duke kërkuar në këmbim të gjithë paratë që gjendeshin në kasafortë. Nga përshkrimet mendohet se autorët janë të moshës 20 vjeç.Fillimisht ata janë futur në objekt pa maska dhe më pas kur i janë afruar zyrës së financës kanë vënë kapuçë dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen.