Tiranë/ I sëmuri bie nga kati i 4 i spitalit
Një pacient 53-vjeçar ka rënë nga parvazi i ballkonit, tek pavioni i Gastrologjisë në QSUT. Ngjarka ka ndodhur rreth orës 08:35.
Sipas policisë pacienti P. Sh, i ardhur nga qyteti i Durrësit, ka rënë nga kati i katërt, i godinës 6-katëshe.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policinë po heton nëse ngjarja është aksidentale apo 53-vjeçar është vetëhedhur.
Të sëmurët që janë shtruar në këtë pavion vuajnë nga sëmundjet e stomakut./tvklan.al