Tiranë, jeta e pesënjakëve jashtë rrezikut (16 Dhjetor 1998)


Tiranë, jeta e pesënjakëve jashtë rrezikut (16 Dhjetor 1998)

15:20 16/12/1998

Pesënjakët e lindur para disa ditësh kanë kaluar dhe fazën fillestare të jetës së tyre. Dilema menjëherë pas lindjes në do të jetonin të gjithë apo jo duket se është zbehur. Që në javët e para duket pamundësia e prindërve dhe aq më tepër nënës për t’i ushqyer. Ndërsa vetë prindërit pas gëzimit që ndjenë në fillim më vonë shpresuan për ndihmë.

Asnjë shqiptar apo qeveritar nuk janë shfaqur për t’i ndihmuar. Vetëm Hollanda është ajo që i ka ndihmuar. Babai i vajzës shprehet se e vetmja shpresë që ata mbartin është ndihma nga shteti./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme