Tiranë/ Kapet “i pandreqshmi”, nuk i ndahej vjedhjes së motorave


Tiranë/ Kapet “i pandreqshmi”, nuk i ndahej vjedhjes së motorave

13:12 19/11/2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42 –vjeçar, i cili duket se nuk i rezistonte dot tundimit për të vjedhur motora.

Kjo pasi, sipas policisë, i arrestuari Shpëtim Kruja, përveçse është dënuar më parë për vjedhje, ai dyshohet si autor i të paktën 5 vjedhjeve të tjera të dokumentuara nga policia.

42 – vjeçari u prangos nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.3, pasi në vendin e quajtur “Pallati Ferrari”, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet të ketë vjedhur motorin “Piaggio Liberty”, në pronësi të një femre me iniciale F. M.

Sipas policisë, Kruja e kryente veprimtarinë kriminale i vetëm dhe operonte kryesisht në territorin e Komisariatit të Policisë Nr 3, ku është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.

Më konkretisht:

Më datë 07.08.2016, në Institutin Bujqëdor, ka vjedhur motorrin tip “Lifan” të shtetasit S. P.

Më datë 20.08.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek një servis, ka vjedhur motorrin tip “Piaggo”, të shtetasit R. M.

Më datë 10.09.2016, në rrugën “Skënder Kosturi”, ka vjedhur motorrin tip “Yamaha” të shtetasit Sh. V.

Më datë 05.10.2016, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur motorrin tip “Fuego”, të shtetasit A. H.

Me datë 28.10.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, ka vjedhur motorrin tip “Yamaha”, të shtetasit G. L./

tvklan.al






Të ngjashme