Tiranë, krimi në rritje (03 Shtator 1998)
Në Tiranë policia rrëfen se po rritet krimi në vend dhe se po ndodhin disa vrasje e plagosje brenda një muaji. Sipas shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë, situata kriminale në qytet po acarohet. Shkaqet e kësaj situate janë ekonomike, prona private por dhe situata politike në vend po përbën një faktor të rëndësishëm. Por krahas këtyre problemeve dhe vjedhja e automjeteve po kthehet në problem shqetësues. Policisë i duhet të marrë pjesë në tubimet dhe mitingjet e kohëve të fundit, duke lënë pas dore elementin kriminal.
Pamje policia në rrugët e Tiranës, policia kontrolle në rrugë, pamje nga vrasjet në Tiranë./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili