12:13 17/05/2014Më shumë të huaj se shqiptarë në numër, më shumë femra se meshkuj, pjesëtarë të komunitetit LGBT, kanë bërë edhe sot paradën e përvitshme me biçikleta nëpër kryeqytet.Parada e tyre ka nisur nga sheshi "Nënë Tereza" e shoqëruar në masa të rrepta siguria të marra nga Policia e Tiranës.Sipas tyre duhet të ishin ende më të shumtë në numër por për shkak të paraqykimeve dhe diskriminimit, një pjesë e mirë nuk erdhi në paradë.Parada e quajtur pedalim kundër homofobisë është ndjekur me kuriozitet nga kalimtarët në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".TV KLAN