Tiranë, lopa “pushton” korsinë e shpejtësisë dhe frenimi që parandaloi aksidentin


Tiranë, lopa “pushton” korsinë e shpejtësisë dhe frenimi që parandaloi aksidentin

17:02 05/01/2020

Aksi rrugor nga TEG  në drejtim të Saukut është bërë sot objekt i një ngjarje të pazakontë. Një lopë e banorëve të zonës së Mjull Bathores “pushtoi” për disa minuta korsinë e shpejtësisë.

Dhjetëra makina kanë shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i mundshëm, duke u detyruar të frenonin plotësisht për të evituar përplasjen.

Në këtë video të siguruar nga tvklan.al shihet ajo çfarë ka ndodhur në rrugë dhe shqetësimi i drejtuesve të mjeteve.

Të shqetësuar nga frika e ndonjë aksidenti, qytetarët kanë njoftuar policinë. Pak minuta më vonë, një patrullë policie e mbërritur në zonë ka bërë të mundur largimin e lopës nga rruga.

Përtej ngjarjes së sotme, drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin  për praninë e herë pas hershme të kafshëve  në mes të rrugës, të cilat janë një burim potencial i aksidenteve në këtë segment. /tvklan.al






Të ngjashme