22:10 05/04/2014Një tjetër aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme, këtë herë në kryeqytet. Një makinë ka përplasur dy këmbësorë gjatë orëve të pasdites në rrugën “Pjetër Budi”.Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihëm e nevojshme mjekësore.Vetëm pak orë pas kësaj ngjarje uniformat blu të kryeqytetit kanë ndaluar edhe drejtuesin e mjetit, Bashkim Hajdari.Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi kishte përplasur këmbësorët.Redaksia/e.k