20:14 12/03/2014Një 29 vjeçare është plagosur me armë zjarri para pak minutash në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Ekspozitës, në Tiranë. Vajza me iniciale A.B ka marrë plagë të lehta në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Polcia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje. Plagosja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.Ndërkohë që ekspertët po hetojnë për zbardhje e plotë të saj.