Tiranë, policia masa të rrepta sigurie kundër terrorizmit (30 Gusht 1998)
Policia Tiranë ka marrë masa siguria nga aktet terroriste. Forcat Speciale, Policia Ushtarake, agjentë të Shërbimit Sekret dhe policë të tjerë me masat që kanë marrë, e kanë çuar Tiranën në një shtet rrethim. Në dukje një ditë normale, kjo e sotmja ka mbartur në vetvete një tension shumë të lartë.
Vëmendje më e madhe i është kushtuar godinës së Parlamentit i cili është ruajtur me trupa të përforcuara. Kontrolle ka patur në të gjitha hyrjet e kryeqytetit si dhe të makinave dhe personave të dyshimtë të cilët janë dërguar për verifikime të mëtejshme në komisariatet përkatëse. Policia ka kaluar në gadishmëri nr.1 me kontrolle shumë të rrepta në kryeqytet./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili