Tiranë, Policia: Shmangni lëvizjen me makinë në këto në segmente


Tiranë, Policia: Shmangni lëvizjen me makinë në këto në segmente

20:06 16/12/2016

Me anë të një deklaratë  të shpërndarë për mediat, Policia Rrugore shprehet se po punon me shërbime shtesë për të menaxhuar trafikun e rënduar në të gjithë qytetin e Tiranës, si dhe për të parandaluar aksidentet me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas policisë, kohët e fundit në kryeqytet është konstatuar trafik mjaft i rënduar dhe shpesh herë edhe bllokime të tij për intervale kohore të gjata.

Policia thotë se arsyet e trafikut të rënduar dhe bllokimit të tij janë tërësisht jashtë çdo mundësie për përballimin e tyre nga forcat e policisë, pavarësisht shërbimeve të përforcuara dhe gatishmërisë.

Sipas saj, për shkak të festave të fundvitit, është shtuar ndjeshëm numri i mjeteve që hyjnë në Tiranë nga qytetet e tjera apo që kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e tjera të rajonit apo BE.

Gjatë kohëve të fundit, janë mbi 20.000 mjete nga qytete të ndryshme që hyjnë e dalin në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu, një numër i madh rrugësh dhe sheshesh janë të bllokuara për shkak të festave ose punimeve në rrugë.

Me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve ‎dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve, Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, duke u bërë thirrje të shmangin në maksimum lëvizjet me mjet në qytetin e Tiranës, e veçanërisht në zonat e banuara.

Policia sugjeron përdorimin e alternativave të tjera për lëvizje në vend të përdorimit të mjetit, siç mund të jenë transporti publik, biçikletat ose ecja në këmbë për përshkimin e distancave të shkurtra.

Për shkak të punimeve në rrugë, aktiviteteve të organizuara në Tiranë, si dhe ngarkesës së tepërt, Policia Rrugore sugjeron shmangien e lëvizjes me mjet në segmentet e mëposhtme:

· Rruga “Teodor Keko” me rrugën e Kavajës

· Rruga “Konferenca e Pezës” me Rrugën “Teodor Keko”

· Rruga e Kavajës në të dy senset nga Ish shkolla Teknologjike deri te kryqëzimi “21 Dhjetori”.

· Rruga “Muhendin Llagami” me Bulevardin “Gjergj Fishta”

· Bulevardi “Bajram Curri” me Rrugën “Ali Elez”i (ish Ura “Irfan Tomini”)

· Rruga “Siri Kodra” duke filluar nga ish-frigoriferi deri në afërsi të Selvisë dhe kryqëzimit me Rrugën e Dibrës.

· Rruga “Myslym Shyri” me degëzimin e rrugës “Nikolla Lena”

· Rruga “Myslym Shyri” me degëzimin e rrugës “Adem Kruja”

· Rruga “Myslym Shyri” me degëzimin e rrugës “Ibrahim Rrugova”

· Rruga “Komuna e Parisit” deri tek Kompleksi “Kodra e Diellit”

· Gjithë degëzimet e rrugës të cilat lidhen me Sheshin “Skënderbej”p

· Bulevardi “Zhan D’ark” me Rrugën e Elbasanit.

Policia Rrugore sugjeron shmangien e lëvizjeve me mjet në rrugët e Tiranës, veçanërisht në orare‎t e pikut të trafikut, nga ora 07.30 deri 09.00, nga ora 15.00 deri 17.30 si dhe nga ora 19.30 deri në orën 21.30.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, Policia Rrugore garanton publikun se do të bëjë maksimumin për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve./tvklan.al






Të ngjashme