Tiranë, pranga 23-vjeçarit, akuzohet për vrasjen e babait


Tiranë, pranga 23-vjeçarit, akuzohet për vrasjen e babait

18:04 15/02/2014 prangaUniformat blu të kryeqytetit kanë arrestuar ditën e sotme 23-vjeçarin Ardian Thaçi, nën akuzën e vrasjes. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e babait të tij Fatos Thaçi, ngjarje e ndodhur më 12 shkurt.

Sipas policisë, Thaçi kishte denoncuar vdekjen e të atit si aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se i ndjeri ishte goditur me sende të forta.

Ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, dyshohet se i riu e ka vrarë të atin për shkak të një konflikti të momentit.

 

Redaksia/e.k






Të ngjashme