Tiranë, PS fiton me 94% të votave (16 Tetor 2000)


Tiranë, PS fiton me 94% të votave (16 Tetor 2000)

12:41 16/10/2000

Socialsitët kanë deklaruar për fitoren në Tiranë raundin e dytë me mbi 94% të votave. Në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit kanë dalë fitues kandidatët socialistë Anita Zaimi, Përparim Bodinaku, Tatjana Selenica, Vait Kalaja, Luan Shehu, Irfan Dashi, Jahe Fida, Genc Stafaj, Luna Zhegu dhe Mira Veizi.

Sipas kryesocialistit të Tiranës Musa Ulqini, një pjesë e komisionerëve demokratë nuk i braktisën të dielën qendrat e votimit.

“Unë e kam deklaruar që braktisja e institucioneve dhe proceset demokratike dëmtojnë atë që i braktisin këto procese dhe institucione. Shqipëria tashmë ka provuar përvoja të tilla.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme