Tiranë, qarkullimi rrugor (20 Korrik 1999)
Në qarkullimin rrugor ka filluar të shfaqet një lëvizje e disiplinuar. Me vendosjen e tabelave ka nisur faza e parë e disiplinimit të lëvizjes së automjeteve në kryeqytet. Janë rreth 70 mijë automjete që lëvizin në kryeqytet, lëvizje që e bën të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve. Komandanti i trafikut të Tiranës, Major Gugash Dollia thekson se një nga detyrat e tanishme të uniformës blu të qarkullimit është edukimi i qytetarëve për zbatimin e mesazheve që japin tabelat.
Sipas tij problem përbëjnë tregjet e shumicës të stacionuara pranë rrugëve, furgonët taksi me vendqëndrimet e tyre pa vend, si dhe karrocat që lëvizin në Unazë e brenda qytetit, probleme që duhet të zgjidhen nga Bashkia. Gjatë një vëzhgimi që bëmë dje dhe sot vumë re se tabelat zbatoheshin nga qytetarët, përjashtuar disa automjete të policisë apo shefave të tyre, si dhe automjetet e deputetëve./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko