Tiranë, rrëmbehet 18 vjeçarja (12 Gusht 1998)
Asgjë e re për fatin e një 18 vjeçareje nga Tirana e cila u rrëmbye dje në mëngjes nga dy persona të panjohur. Familjarët janë ende shumë të tronditur dhe kanë filluar të zhvillojnë hetime personale pasi nuk kanë besim tek policia. Sot në mëngjes sipas dëshmisë së babait të vajzës, policia është lajmëruar që në orën 05:00 por reagimi i saj ka qënë negativ.
Për këtë ngjarje janë vënë në lëvizje dhe krerët e Ministrisë së Rendit. Vajza është rrëmbyer në rrugën e Elbasanit në mëngjes. Prindërit bëjnë apel për ndihmë. E vetmja pistë që bëhet e ditur është se vajza mund të jetë strehuar në qytetin e Durrësit./tvklan.al
Gazetar :Roland Zili