22:36 19/05/2014Brenda 3 vitesh kishin arritur të shisnin 100 kg eksploziv C4. Gati për shitje kishin edhe 96 kg eksploziv të po këtij lloji, sasi e cila dyshohet se do të përdorej për ngjarje të ndryshme kriminale. Në arrest u vunë 4 persona, 3 banues në Tiranë dhe një në Krujë. Sasia e sekuestruar është një nga sasitë më të mëdha të eksplozivit C4 që është arritur ndonjëherëe të sekuestrohej në vendin tonë.Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa tha në një konferencë për shtyp se: “Falë një pune të mirëorganizuar dhe hetimi profesional në kohë të shtrirë në një hapësirë kohore disa mujore u arrit të goditej një grup kriminal i implikuar në prodhimin dhe shitjen e lëndës eksplozive C4. Operacioni është finalizuar në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë në momentin e shitblerjes së lëndës eskplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal.” Të arrestuarit janë :Ilir Dhimo 36 vjeç banues në TiranëPellumb Daci 46 vjeç banues në KrujëEmil Taku, 27 vjeç banues në TiranëArtur Çelo 40 vjeç banues në TiranëNga hetimet paraprake ka dyshime se ky grup kriminal ka shitur që prej 2011 e deri tani një sasi mbi 100 kg lëndë eksplozive C4 që mund të jetë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale në Tiranë dhe Krujë.TV KLAN