Video/ Nuk pranon divorcin, plagos prindërit dhe vëllain e ish-gruas
Kishte kohë që ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kishin filluar proceduar e divorcit. Rreth orës 20:30, 37-vjeçari Marjan Levanti shkoi tek banesë e ish-gruas së tij, e cila jeton bashkë me prindërit dhe të vëllain.
Pas një konflikti me fjalë, duke i kërkuar llogari për ndarjen, Marjan Levanti plagosi me thikë ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin A.Kocaqi. Tre të plagosurit janë dërguar më spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Dhunës së të riut i ka shpëtuar vetëm ish-gruaja, e cila ka njoftuar më pas policinë. Duke përfituar nga errësira në zonë autori i kësaj ngjarje të rëndë ka mundur të largohet. Ndërkohë arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi rreth dy orë nga ngjarja është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr 6. Të plagosur 1. Ferit Kocaqi 72 vjeç 2. Qanie Kocaqi 69 vjeç 3. A. Kocaqi 47 vjeç Autor: Marjan Levanti-37 vjeç. Marjan Levanti është vëllai i ish boksierit, Adrian Levanti. Ky i fundit është ekzekutuar me 7 plumba pistolete në 26 prill të 2013. Atentati ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku banonte, në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Më herët (18 mars 2013) Marjan Levanti kishte plagosur me thikë shtetasin Zef.Gj, komshi, pas një konflikti për zhurmët. Vëllai i Zef. GJ u arrestua si i dyshuar për vrasjen Adrian Levanti, vëllai i Marjan Levanti./ tvklan.al