Prostitucion, drogë në lokalet e natës. 11 të arrestuar në Tiranë


Prostitucion, drogë në lokalet e natës. 11 të arrestuar në Tiranë

15:35 21/11/2016 https://youtu.be/DF_DtsH0pQc

Policia e kryeqyteti ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Në prangat e policisë kanë rënë Xhonatan Terpollari, 21 – vjeç, Florian Bregu, 36 – vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim L.B, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal nate u konstatuan se kishin punësuar 3 vajza si balerina.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave, më konkretisht 16 – vjeçarja me inciale M.D, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion, duke i siguruar klientët në ambientin e klubit.

Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se ambientet e këtij klubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve, Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar, që vajzat të kryejnë prostitucion.

Po kështu është dokumentuar se, në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij, L.B, i cili është shpallur në kërkim.

Në total, gjatë fundjavës policia ka vënë në pranga 11 persona, disa të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa 1 është shpallur në kërkim. Operacionet vijnë në kuadër të planit të masave për kontrollin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë. 

/tvklan.al






Të ngjashme