09:15 22/03/2014Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në në rrugën “Muhamet Butka”, tek Komuna e Parisit.Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt të një apartamenti.Burime të policisë thonë se shënjestër e këtij shpërthimi ishte apartamenti i biznesmenit Fotaq Seli.Lënda eksplozive ishte vënë tek pragu i derës së shtëpisë dhe shkaktoi dëme materiale.Pak orë pas shpërthimit, 7 persona u shoqëruan në polici.Ndërsa vetë biznesmeni ka deklaruar për grupin hetimor se nuk kishte konflikte. Policia e Tiranës njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.Para dy javësh një sasi tritoli u hodh në ballkonin e një apartamenti përballë shkollës Petro Nini në Tiranë.Edhe kjo ngjarje ende nuk ka asnjë autor.tvklan.al