Eksploziv agjentit të Krimeve të Policisë së Rinasit


Eksploziv agjentit të Krimeve të Policisë së Rinasit

15:30 25/11/2016 https://youtu.be/b4chIl6YR7g

Shtëpia e një agjenti të Policisë Kriminale të Komisariatit të Rinasit, u sulmua mëngjesin e kësaj të premteje me tritol nga persona të paidentifikuar. Ata hodhën një sasi eksplozivi në katin e dytë të saj, rreth orës 2:35 minuta të mëngjesit.

Shpërthim i fortë, që u dëgjua u dëgjua në të gjithë Fushë – Prezën shkaktoi vetëm dëme materiale në shtëpinë e efektivit të policisë, Arben Kajmaku.

Policia nisi hetimet për rastin, por ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet apo autorët e mundshëm.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka ngritur dyshimin se lënda shpërthyese, duhej të ketë qenë rreth 100 gramë.

Sipas rrëfimit të të afërmve, ajo dyshohet se mund të jetë hedhur nga jashtë rrethimit të banesës.

Vetë Kajmaku ka pohuar se nuk ka konflikte apo probleme private, apo që lidhen me detyrën e tij.

Tv Klan






Të ngjashme