Tiranë, rikthehen atentatet me tritol
Një makinë e parkuar ka marrë flakë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, pranë Institutit të Fiskulturës.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se makina në pronësi të Leonard Prengës ka shpërthyer si pasojë e një sasie tritoli, duke e djegur plotësisht atë.
Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
tvklan.al/M.S