Tiranë, vazhdon pritja për të pastrehët (1 Dhjetor 1998)
Në Bashkinë Tiranë vazhdon pritja e të pastrehëve. Qindra familje janë paraqitur në bashki për të shënuar emrin e tyre si të pastrehë. Për ta në gjithë këta vite nuk është bërë asgjë edhe pse ndërtimet shumëkatëshe janë shtuar së tepërmi. Përveç atyre të pastrehëve të cilët janë trashëguar ngga ish komitetet ekzekutive, janë shtuar dhe familje të cilët i kanë humbur shtëpitë e tyre në fajde.
Për sistemimin e tyre, qeveria greke kishte ofruar një ndihmë financiare por bashkia akoma nuk e ka fituar atë për t’a administruar ku në një kohë është kjo e fundit e cila mban barrën e sistemimit të të pastrehëve. Edhe pse paratë ndihmë nga shteti grek kanë mbërritur në financat shqiptare, burokracitë e tejzgjatura vonojnë që ata të mbërrijnë në institucionin përkatës./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj