Tiranë, vritet çifti tek rruga e Elbasanit (18 Gusht 1998)
Burrë e grua të moshës 40 vjeç janë vrarë me një breshëri automatiku në shtëpinë e tyre në afërsi të Radio Televizionit Shqiptar. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 19:00. Dëshimtarët e vetëm të kësaj ngjarje tragjike kanë qënë fëmijët që ndodheshin në shtëpi.
Vrasësit janë po një çift bashkëshortësh 60 vjeçarë. Ata u kapen nga policia në vendin e krimit. Forca të shumta policie rrethuan menjëherë zonën përreth. Policia nuk pranoi të japë emrat e vrasësve dhe viktimave për shkaqe hetimi si dhe mohoi të bëjë të ditur shkaqet e tragjedisë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj