Tiranë, vritet me thikë një 29-vjeçar, pranga autorit
Tiranë, vritet me thikë një 29-vjeçar, pranga autorit
Shpërndaje
13:11 09/03/2014Elton Pojani, 29 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në kryeqytet pas plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vaso Pasha”.Autor i ngjarjes është bashkëmoshatari i viktimës, Marenc Tufa. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Pojani nuk ka mundur të jetojë.Policia tha se ka arrestuar autorin e vrasjes Marenc Tufa, i cili dyshohet se e ka qëlluar viktimën pas një grindje banale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. redaksia tvklan.al