Tiranë/ Zjarr në një banesë, humb jetën 50-vjeçari
Një person ka humbur jetën mes flakëve në banesën e tij në Tiranë. Shtëpia pranë Shkollës së Baletit ka marrë flakë gjatë orëve të mbrëmjes dhe megjithë ndërhyrjen e zjarrfikseve ka qënë tepër vonë për të shpëtuar personin që banonte aty.
Viktima është 50 vjeçari Ardian Fetiu, i cili disa vite më parë kishte tentuar vetëvrasjen. Nga hetimet dyshohet se viktima është asfiksuar dhe më pas trupi i tij është përfshirë nga flakët./tvklan.al