Tiranë/2 persona grabisin xhiron e karburantit në “Unazë të Re”
Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së dielën në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, në Unazë të Re, në një pikë karburanti.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se një person i paidentifikuar, rreth 16 – vjeç, nën kërcënimin e armës, në dukje pistoletë, i ka marrë xhiron ditore punonjësit të karburantit.
Më pas ai është larguar sëbashku me një person tjetër të paidentifikuar me motor, në drejtim të sheshit “Shqiponja”.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al