![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/09/Aksidenti2.jpg?fit=960%2C720&ssl=1)
Tiranë/Aksidentohet këmbësori, ambulanca vjen 20 minuta me vonesë
Në Shqipëri të aksidentojnë edhe kur po kalon tek vizat e bardha dhe të lenë të vdesësh në mes të rrugës.
Është pikërisht kjo çfarë i ka ndodhur një kalimtari mbrëmjen e sotme në kryeqytet, i cili u përplas nga një makinë teksa kalonte tek vizat e bardha. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes në “Rrugën e Dibrës”. I aksidentuari, në gjendje të rëndë për jetën, ka qëndruar në mes të rrugës për të paktën 20 minuta, pasi ambulanca mbërriti me vonesë. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj./tvklan.al![aksidenti1](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/09/aksidenti1.jpg)