Tiranë/Sekuestrohen 17 kg kanabis, në pranga 2 persona


Tiranë/Sekuestrohen 17 kg kanabis, në pranga 2 persona

20:23 30/04/2016

Policia e Tiranës, në një operacion të koduar “Flash 2” ka arrestuar në flagrancë 2 persona dhe ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 17 kilogram “Cannabis Sattiva”

Klodian Çela, 42 vjeç  dhe Fridiol Kushova, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë arrestuar gjatë kohës që lëvizinin me automjetin tip “Toyota”, në të cilën kishin me vete dhe një pjesë të sasisë së drogës.

Gjatë kontrollit të banesës së Klodian Çelës, policia ka gjetur dhe një sasi të dytë të lëndës narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”, si dhe lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-Sasia prej 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis Sattiva”.

-Sasia prej 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.

-3 Telefona celularë,

-1 automjet tip “Toyota”, me targa “AA 175 JT”.

Mbi dy personat rëndon akuza për “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve, kryer në bashkëpunim”./tvklan.al

 






Të ngjashme