Titulli vendoset në javën e fundit


Titulli vendoset në javën e fundit

13:02 14/05/2016

Java e fundit e Superligës do të zhvillohet të mërkurën. Skënderbeu ka 2 pikë më shumë se Partizani. Skuadra korçarë do të luajë me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa ajo kryeqytetase do të presë Teutën në “Qemal Stafa”. Trajnerët duhet të bëjnë logaritë, pas fitores në çastet e fundit të Partizanit me golin e Emiljano Vilës.

Mirel Josa, Trajner i Skënderbeut: “

Kampionati ishte në diskutim, pasi Partizani erdhi dhe fitoi këtu, po të ishte ndryshe nuk do të vinte fare. Ne duhet të qetësohemi që të shkojmë në Vlorë për ta fituar ndeshjen, pasi rezultat tjetër nuk kemi.”

Andrea Agostinelli, Trajner i Partizanit: “

Titulli është më shumë në dorë të Skënderbeut, pasi është 2 pikë larg. Nuk e di si do të shkojë kampionat, por ndihemi kampionë moralë.”

Skënderbu synon titullin e gjashtë radhazi, ndërsa Partizani të parin pas 23 vitesh. Skënderbeu do ta ngrejë trofeun nëse do ta fitoje ndeshjen me Flamurtarin, pa e patur mendjen në Tiranë. Nëse humbet apo barazon, Partizani shpallet kampion në rast të fitores me Teutën, pasi favorizohet edhe nga barazimi i korçarëve për shkak se ka fituar në ndeshjet direkte. Pavarësisht se cili do të jetë fituesi, ky mund të quhet kampionati më i luftuar i viteve të fundit.

Endrit Sauku, Tv Klan

 






Të ngjashme