Tjetër aksident, kamioni përplas këmbësorin
Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugët shqiptare.
Një 30-vjeçar, banues në fshatin Zhamë, ka mbetur i plagosur rëndë në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë.
Sipas policisë, B.Sh drejtuesi i mjetit tip kamion benz me targë AA 476 PH, ka aksidentuar këmbësorin R.I, rreth 30 vjeç, banues në Zhamë, i cili ka qënë duke kaluar trafikndarësin e rrugës.
I lënduari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe po dërgohet në Spitalin e Tiranës për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen të gjitha veprimet proceduriale./tvklan.al