Tjetër aksident, vdes maqedonasi dhe plagosen 4 persona
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e së martës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd – Përrenjas ne fshatin Urakë.
Mësohet se mjeti me targa OH 0688 AB, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një shtetas Maqedonas dhe katër shtetas janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga./tvklan.al