Tjetër ankimim në Kolegj për listat


Tjetër ankimim në Kolegj për listat

15:20 12/05/2017

Pas Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, edhe Partia Aleanca Popullore i është drejtuar kolegjit zgjedhor për të ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për afatin e dorëzimit të listave për kandidatët për zgjedhjet e 18 qershorit.

Edhe ky subjekt elektoral pretendon se afati i fundit i dorëzimit të listave shumëemërore është mesnata e 28 prillit dhe jo ajo e datës 29.

Në kërkesë padi, Partia Aleanca Popullore kërkon çregjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë.

Seanca e parë është vendosur të jetë në 18 maj nga trupa e Kolegjit Zgjedhor, ku pritet të shqyrtohet padia e PAA-së.

/Tv Klan






Të ngjashme