Tjetër arritje e grave në Arabinë Saudite, do të lejohen në stadiume
Arabia Saudite do të lejojë gratë të marrin pjesë në aktivitete sportive në stadiume për herë të parë, duke filluar nga viti i ardhshëm.
Autoritetet thonë se në gratë do të kenë mundësi të hyjnë në stadiumet në tre qytetet më të mëdha; Rijad, Jeddah dhe Dammam.
Princi i kurorës, Mohammed bin Salman po udhëheq një lëvizje të madhe për modernizimin e shoqërisë saudite dhe për të rritur ekonominë e vendit. Autoriteti Sportiv i Arabisë Saudite tha se së shpejti do të nisin përgatitjet për të bërë ndryshime në stadiume.
Gjithashtu, brenda tyre do të vendosen restorante, kafene dhe ekrane monitoruese si pjesë e këtyre ndryshimeve. Deri tani këto vende kanë qenë zona për burra.
Muajin e kaluar, një dekret mbretëror tha se gratë do të lejoheshin për të drejtuar makinën për herë të parë duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm. /
tvklan.al