Tjetër ashpërsim masash kundër Covid-19 nëpër Europë
Në Itali e Gjermani do të ndalohen grumbullimet shoqërore
Ky 24-orësh shënoi reduktim të lehtë të ritmeve të përhapjes së COVID-19, krahasuar me shifrat e frikshme të infektimeve të fundjavës që prekën rekorde në shumicën e vendeve europiane.
Në Francën e konsideruar si vatra e valës së dytë në kontinent, numri i infekitmeve ra në mbi 16 mijë, një rënie e ndjeshme krahasuar me rekordin e vendosur një ditë më parë prej afro 27 mijë të prekurish ditorë.
Veç Francës edhe qeveritë e disa vendeve të tjera europiane pritet të shpallin ashpërsimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Pas rikthimit të maskave në ambientet publike javën e kaluar, Italia pritet të shpallë ndalimin e festave private, aktiviteteve sportive amatore dhe grumbullimeve të tjera shoqërore, teksa shifrat e infektimit po kthehen në nivelet e periudhës mars-maj, kur vendi u shndërrua në vatrën kryesore të botës pas Kinës. Ndalimin e grumbullimeve pritet t’a shpallë edhe Gjermania.
Çekia që konsiderohet si vendi me ritmin më të lartë të përhapjes në përpjestim me numrin e popullsisë, pritet të shpallë ndalimin e të gjitha aktiviteteve kulturore e sportive si dhe mbylljen e bareve e restoranteve pas orës 8 të darkës. Edhe Britania e Madhe pritet të shpallë karantinën në disa lokalilete.
Tv Klan