Tjetër disfatë për Shtetin Islamik


Tjetër disfatë për Shtetin Islamik

19:54 10/08/2016

Forcat ushtarake të Libisë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë nën kontroll një prej bazave të të ashtuquajturit Shteti Islamik, në qytetin e Sirte.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i forcave të Libisë, i cili sqaroi se është rimarrë nën kontroll qendra Ouagadougou, që shërbente si bazë për drejtuesit e ISIS.

Sirte gjendet në bregdetin e Mesdheut dhe është një prej bazave më të forta të grupit ekstremist në Libi, i marrë nën kontrollin e tyre që prej Shkurtit të 2015 – ës.

Forcat pro – qeveritare thanë se grupi islamik vijon të kontrollojë tre zona të tjera rezidenciale në Sirte, megjithatë, marrja e qendrës Ouagadougou ishte kthyer në objektivin kryesor të ofensivës kundër ISIS, gjatë javëve të fundit. /tvklan.al






Të ngjashme