Tjetër grabitje VIP
Një tjetër grabitje VIP. Shtëpia e Mariah Carey në Los Anxhelos është grabitur.
Fatmirësisht ajo dhe familja e saj nuk kanë qenë në banese dhe hajdutët kanë marrë vetëm aksesorë me vlerën 50 mijë dollarë.
Këngëtarja ishte në New York kur rojet e shtëpisë konfirmuan se mbrëmjen e djeshme nga një dritare në katin e sipërm ishin futur hajdutë dhe kishin marrë sende me vlerë. Ajo shprehet se ka shumë gjëra në shtëpi që kanë vlerë për të dhe nuk do donte kurrë që t’i kenë marrë hajdutët.
Mariah është bashkuar me një listë të gjatë të yjeve që u janë vjedhur shtëpitë kohët e fundit si Jason Derulo, Kendall Jenner, Alanis Morissette, David Spade dhe Emmy Rossum./Tv Klan