Tjetër humbje për përfaqësuesen e basketbollit


Tjetër humbje për përfaqësuesen e basketbollit

22:45 10/09/2016

Përfaqësuesja e basketbollit të meshkujve pësoi humbjen e radhës në kualifikueset e Europianit 2017. Disfata e katërt erdhi në Tiranë, në përballjen me e Gjeorgjinë, që përfundoi me rezultatin 84 – 64 për miqtë.

Pas pushimit, skuadra shqiptare lëshoi duke gabuar në tabelë. Më i miri edhe për këtë takim ishte amerikani, i cili mban nënshtetësinë shqiptare Brodus, shënues i 26 pikëve.

Kjo humbje e mban Shqipërinë në vendin e fundit. Ndeshja e radhës do të jetë të mërkurën në fushën e Malit të Zi, ekipi që kryeson grupin.

Tv Klan






Të ngjashme